Kosova
TEORIA E ÇMENDUR/ Mediat rajonale për ngjarjet në Serbi dhe Vuçiçin
Mediat rajonale nuk ndalen së ndjekuri ngjarjet socio-politike në Serbi. Kësaj radhe, ata raportuan se si autoritetet serbe ende pretendojnë se protestat dhe bllokada në universitete nuk organizohen nga studentët, por nga shërbimet e huaja.
‘Sarajevo Klix’ teksa shkruan për “tensionet politike” në Serbi, thote se nga Beogradi po shpiken akuza te reja te tilla qe pretendojne se shërbimet e inteligjencës kroate dyshohet se kanë “rekrutuar serbë nga Krajina të dëbuar në Operacionin Stuhia” për të marrë pjesë në përmbysjen e regjimit të presidentit Aleksandar Vuçic.
“Situata eshte përshkallëzuar më tej qekurse presidenti i Serbisë u përfshi në ndryshimin e narrativës. Vuçiq ka tentuar t’i zbusë akuzat ndaj studentëve, por ata ende kanë mbetur në qendër të vëmendjes se daljeve te tij publike”, thuhet në tekstin e Klix-it.
Nga ana tjeter, ‘Hrvatski Jutranji list’ shkruan për “situate dëshpërimi”
“Vuçiq dhe SNS sapo kanë nxjerrë teorinë më të çmendur deri më tani se ka patur te rekrutuar nga shërbimet sekrete kroate për protestat në Serbi”, është titulli i portalit ‘Jutarnji list’.
“Ata ne Beograd janë të shqetësuar për faktin se te studentet protestues nuk kanë hasur frikë, se studentët nuk jane dorëzuar dhe as jane trembur. Madje, duket se janë të organizuar më mire dhe se këtij rebelimi të përgjithshëm po i bashkohen edhe struktura të tjera të shoqërisë. Ky është një rebelim i përgjithshëm kundër regjimit ne Serbi” – ka potencuar ne shkrimin e saj ‘Jutarnji List’.
Per ngjarjet ne Serbi ka shkruar edhe portali kroat Index, teksa thuhet se ‘Qeveria e Serbisë vazhdon të dërgojë mesazhe se protestat dhe bllokada në fakultetet në Serbi nuk organizohen nga studentët, por nga shërbimet e huaja.