Connect with us

Kosova

Teoria e re: Vuçiçin e mbrojnë rusët dhe amerikanët, por e shkatërrojnë gjermanët

Tabloidi serb ‘Novosti’ shkruan se disa ditë para skenave të pakëndshme para Kuvendit të Beogradit, rusët informuan kolegët e tyre serbë për planin e demonstruesve dhe liderëve të tyre politikë, “kështu që qeveria vetëm sa e shtoi edhe më shumë vigjilencën e operativëve serbë dhe u parandaluan pasoja ndoshta më të rënda.”

Sipas informacioneve të tabloidit ‘Novosti’, BIA para protestës së listës “Serbia kundër dhunës” paralajmëroi udhëheqjen shtetërore serbe se ekziston synimi i një pjese të opozitës, e mbështetur nga shërbimet inteligjente perëndimore, në radhë të parë nga BND gjermane, për të destabilizuar Serbinë duke shkaktuar trazira për shkak të vjedhjes së supozuar të zgjedhjeve.

“Pikërisht për këtë arsye zyrtarët më të lartë shtetërorë shpallën publikisht ditën e zgjedhjeve se cili është qëllimi i bllokut të udhëhequr nga Dragan Gjilas – të shkaktojë trazira dhe të marrë pushtetin me dhunë”, shkruan Novosti.

Duke iu referuar burimeve të supozuara të mirëinformuara, ky tabloid i regjimit thekson se strukturat e së majtës së gjelbër nga Berlini janë veçanërisht të interesuara për një sulm ndaj qeverisë aktuale të Brnabiç dhe për këtë qëllim kanë angazhuar filialet e tyre ideologjike lokale të mishëruara në të ashtuquajturat civile dhe lëvizjet mjedisore si dhe sektori i OJQ-ve që ekzistojnë nën çatinë e listës “Serbia kundër dhunës”.

“Ata prisnin vetëm një alibi për të aktivizuar rrjetin e tyre të agjencive, tentakulat e të cilit arrijnë edhe te disa liderë opozitarë. Synimi është të lëkundet qeverinë e udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiç, e cila nuk përmbush agjendën e perëndimit – nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, këmbëngul në neutralitetin ushtarak dhe nuk dëshiron të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në OKB” – shkruan Novosti.

 

Advertisement