Kronike
Tepelenë/ Automjeti i policisë përplaset me fugonin

Një automjet tip “Ford” i Policisë së Shtetit është përplasur me një fugon të një shoqërie private të ruajtjes dhe sigurisë fizike mbrëmjen e kësaj të premteje në Tepelenë.
“Njoftimi i policisë: Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypassi”, është përplasur një automjet tip “Ford” i Policisë që drejtohej nga shtetasi G. S (punonjës policie) me fugonin tip “Fiat” të një shoqërie private të ruajtjes dhe sigurisë fizike me drejtues mjeti shtetasin V. D,”,- njofton policia.

