Kronike
Tërmet 6.5 ballë në Itali
Një tërmet i fuqishëm ka goditur mëngjesin e kësaj të mërkurë bregun verilindor të Italisë, duke shkaktuar dëmtime në disa ndërtesa.
Epiqendra e tërmetit ishte në Ankona, në Detin Adriatik, që gjendet në rajonin Le Marke.
Ende nuk ka raportime për lëndime të njerëzve.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se është në kontakt me agjencinë e mbrojtjes civile të shtetit, që monitoron situatën.
Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti ishte 5.6 shkallë të Rihterit me një thellësi prej 10 kilometrash.
Autoritetet kanë ndërprerë operimin e trenave në rajonin e goditur nga tërmeti, ndërkaq ende nuk dihet nëse nxënësit do t’i ndjekin mësimet në shkolla.
Sipas mediave italiane, klinika private Villa Igea në Ankona, evakuoi pacientët si masë parandaluese.