Rajon
Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen edhe në Pogradec
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në qytetin e Pogradecit.
Tërmeti me magnitudë 3.5 ballë, kishte si epiqendër Maqedoninë e Veriut, 6 kilometra nga qyteti i Ohrit.
Por lëkundjet janë ndjerë edhe në Pogradec, ndërsa thellësia e tërmetit ka qenë 10 kilometra.