Bota
Tërmetet në Turqi dhe Siri/ Mbi 5 mijë viktima
Miliona njerëz kanë mbetur të pastrehë pas tërmeteve të njëpasnjëshme në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. •5016persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti vdekjeprurës ndërsa rreth 24 mijë të tjerë janë të plagosur në të dyja shtetet. Në Turqi, sipas të dhënave zyrtare, janë 3381 të vrarë dhe më shumë se 20426 të plagosur. •Tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter që ndodhi në orët e para të së hënës, në rajonin Kahramanmara, në pjesën juglindore të Turqisë dhe afër kufirit me Sirinë, ishte sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së më i forti në botë që nga gushti 2021. •Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) e karakterizon tërmetin si më vdekjeprurësin që nga viti 1999. • Më shumë se 45 shtete u kanë ardhur në ndihmë. •Japonia ka dërguar një ekip shpëtimi nga fatkeqësitë për të mbështetur përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit në Turqi. •Kryeministri australian Anthony Albanese tha se qeveria e tij do të sigurojë një ndihmë “fillestare” prej 10 milion dollarë australianë (6.94 milion dollarë; 5.76 milion £) për të shkuar për grupet humanitare. Më shumë se 2600 personel nga 65 vende të botës janë dërguar në zonën e fatkeqësive.
…
LAJM I TRISHTË për botën e sportit/ Gjendet pa shenja jete nën rrënojat e tërmetit çifti i volejbollistëve në Turqi
TURQI– Një lajm i hidhur ka tronditur botën e volejbollit, ku çifti Betul Çoban Çakir dhe Bedrettin Çakir kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm në Turqi. 27-vjeçarja Betul Çakir dhe bashkëshorti i saj Bedrettin Çakir, të dy volejbollistë, u gjetën nën rrënoja pranë njëri tjetrit pa shenja jete, raportojnë mediat turke.
Betul, e cila luajti për një kohë të gjatë në ekipin e volejbollit të femrave Merinos dhe u largua nga ky sport para sezonit të ri, u martua me bashkëshortin e saj volejbollist, Bedreddin.
Dy tërmete me magnitudë 7.7 ballë kanë ndodhur dje në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş dhe 7.6 në rrethin Elbistan. Tërmeti shkaktoi dëme të thella në shumë qytete përreth. Në Turqi është shpallur zi kombëtare. Ndërkohë që të gjitha aktivitetet sportive u ndërprenë deri në një deklaratë të dytë , komuniteti sportiv nuk qëndroi indiferent ndaj tërmetit dhe filloi fushatat e ndihmave në para për t’u shpërndarë viktimave të tërmetit.
42 MINUTA ME PARE
VD- Tërmeti në Turqi/ Shkoi për ndihmë por mbeti vetë nën rrënoja! Kolegët e shpëtuan duke i prerë këmbën: S’të nxjerr dot ndryshe vëlla!
TURQI- Mustafa Alici, i cili shkoi në Malatya për ndihmë nga Stambolli, u shpëtua duke i prerë këmbën pasi kishte mbetur nën rrënoja nga tërmeti i dytë që ra në Turqi. Ekipet e shpëtimit mobilizuan të gjitha mundësitë për Mustafa Alicin, këmba e të cilit u kap mes shtyllës dhe traut të ndërtesës. Por e vetmja mundësi për ta shpëtuar ishte që t’i prisnin këmbën.
Pasi mesa duket Alici nuk ka qenë dakord që t’i pritej këmba, por mesa duket kjo ka qenë e vetmja mënyrë për ta nxjerrë gjallë nga aty ku ndodhej. Pasi ka ndodhur procedura, ai është nxjerrë nga rrënojat dhe i është dorëzuar ekipeve mjekësore, por pamjet dhe lajmi kanë bërë xhiron e rrjetit kudo në botë.
Deri tani bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar. Tani raportohet për mbi 5000 viktima në total dhe mbi 18 mijë persona të plagosur. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare. Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 2,921 të vdekur dhe 15,834 të plagosur. Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur. Pasgoditjet nuk kanë ‘lënë të qetë’ Turqinë gjatë natës, ndërsa orët e para të mëngjesit u regjistrua një pasgoditje 5.6 ballë.
57 MINUTA ME PARE
Tërmeti mes Turqisë dhe Sirisë, mbi 5000 të vdekur, një grua dhe 3 fëmijë u shpëtuan pas 28 orësh nën rrënoja
59 MINUTA ME PARE
Tërmeti në Turqi/ Shiu i madh dhe ACARI pengojnë përpjekjet e shpëtimit, disa zona përballen me temperatura deri në -15C
TURQI– Ekipet e shpëtimit po luftojnë me shi dhe borë të dendur, teksa janë në garë kundër orës për të gjetur të mbijetuarit e një tërmeti shkatërrues në Turqinë juglindore. Më shumë se 4,800 njerëz u vranë dhe 15,000 u plagosën në Turqi dhe mbi kufirin në Siri kur tërmeti goditi në orët e para të së hënës. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri mund të rritet në mënyrë dramatike pasi ekipet e shpëtimit gjejnë më shumë viktima. Me kalimin e ditës, ekipet e shpëtimit po shtojnë kërkimin e tyre për të mbijetuar.
Shumë njerëz në zonën e fatkeqësisë kanë qenë shumë të frikësuar për t’u kthyer në ndërtesa. Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 (01:17 GMT) të hënën në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.
Sizmologët thonë se ishte një nga më të mëdhenjtë e regjistruar ndonjëherë në Turqi, ku të paktën 3,381 njerëz dihet se kanë vdekur tani. Të mbijetuarit thonë se u deshën dy minuta që lëkundjet të ndalonin. Një lëkundje e mëvonshme kishte një magnitudë 7.5 ballë dhe epiqendra e saj ishte në rrethin Elbistan të provincës Kahramanmaras.
Në Gaziantep, ku goditi tërmeti i parë, do të jetë rreth 4-6 gradë Celsius gjatë ditës por do të bjerë gjatë natës në -7 gradë Celsius. Mund të jetë deri në -15C në qytete dhe fshatra drejt maleve. Nuk do të jetë aq i ftohtë në Siri, por jo më shumë se 10 ose 11 gradë Celsius gjatë ditës dhe -3 gradë Celsius gjatë natës.
Pothuajse 8,000 njerëz janë shpëtuar nga më shumë se 4,700 ndërtesa të shkatërruara, tha Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) në deklaratën e tij të fundit. Ndërsa pasgoditjet vazhdojnë, ekipet e shpëtimit në disa zona kanë gërmuar nëpër rrënoja me duar të zhveshura në kërkim të të mbijetuarve.
Por kushtet e ngrirjes po pengojnë përpjekjet e kërkimit. Në provincën jugore të Hatay, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se zëri i një gruaje u dëgjua duke bërë thirrje për ndihmë nën një grumbull rrënojash.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në tre aeroporte në të gjithë Turqinë, duke krijuar gjithashtu sfida për dërgesat e ndihmave
Burimi: BBC
59 MINUTA ME PARE
“Charlie Hebdo” nuk njeh LIMITE! Tallet me tërmetin në Turqi: Nuk ka nevojë as të dërgohen tanke….
FRANCË– Kur e gjithë bota është solidarizuar me fatkeqësinë që ka ndodhur në Turqi me tërmetin, ku parashikohet të ketë mbi 10 mijë viktima, revista franceze “Charlie Hebdo” ka vendosur të tallet. Në rrjetet e saj sociale, ka botuar një karikaturë që ka shkaktuar një “lumë” reagimesh. Në karikaturën e publikuar në revistë, mbi ndërtesat e rrënuara shkruheshin fjalët: Tërmet në Turqi! Nuk ka nevojë as të dërgohen tanke…
Por karikatura nuk është pritur mirë, pasi komentet kanë qenë jo të mira për revistën dhe botuësit, ku shumë i shkruanin: Ku është humanizmi juaj?
Kjo nuk është hera të parë që revista franceze sulmon vendet me shumicë myslimane, por kjo është hera e parë që tallet me një fatkeqësi të tillë.
1 ORE ME PARE
‘Do vijmë t’ju shpëtojmë’/ Talleshin me viktimat e tërmetit, arrestohen 2 persona në Turqi
TURQI– Ndërkohë që tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 të shkallës Rihter kanë shkaktuar mbi 5 mijë viktima, e 20 mijë të plagosur, ka edhe njerëz “pa ndjenja”. Policia turke ka vendosur në pranga 2 persona që talleshin në rrjetet sociale me personat nën rrënoja.
Ndërsa qytetarët në qytetet ku ndodhi shkatërrimi vazhdonin thirrjet e tyre për ndihmë për të arritur tek të afërmit e tyre që ndodheshin nën rrënoja, u shfaqën pamjet e disa personave në një grup “Discord” që talleshin me të prekurit nga tërmeti dhe u thoshin: Po vijmë t’ju shpëtojmë! Ndërsa në të vërtetë talleshin dhe qeshnin me njëri-tjetrin.
Ata dërgonin audio personave të prekur nga tërmeti dhe shtireshin si persona nga ekipet e shpëtimit. Y.S. dhe M.B. janë vendosur në pranga, ndërkohë që veprimet e tre kanë shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale./birgun.net
1 ORE ME PARE
Ndihma pas tërmetit shkatërrues/ Kryeministri i Pakistanit do të udhëtojë në Turqi për të ofruar mbështetje
TURQI– Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif do të udhëtojë në Ankara për të ofruar mbështetjen e tij pas tërmetit shkatërrues. Në një deklaratë të martën, Ministri i Informacionit Marriyum Aurangzeb tha se Sharif do të “shprehte ngushëllime dhe solidaritet me Presidentin [Recep Tayyip] Erdogan dhe popullin e Turqisë për humbjen e jetëve të çmuara dhe shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti vdekjeprurës i djeshëm.”
Pakistani ka vendosur gjithashtu dy ekipe kërkim-shpëtimi në Turqi.
Bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar. Tani raportohet për mbi 5 mijë viktima në total dhe mbi 18 mijë persona të plagosur. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare. Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 2,921 të vdekur dhe 15,834 të plagosur. Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur. Pasgoditjet nuk kanë ‘lënë të qetë’ Turqinë gjatë natës, ndërsa orët e para të mëngjesit u regjistrua një pasgoditje 5.6 ballë.
Burimi: CNN
1 ORE ME PARE
ME FT+VD- Gruaja shtatzënë lindi nën rrënojat në Siri. Vetë vdiq, por foshnja shpëtoi, PAMJET e tij bëhen VIRALE
SIRI– I porsalinduri i shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Siri është mirë. Pamjet tronditëse kanë bërë xhiron e rrjetit, pasi në Aleppo të Sirisë , një vend që gjithashtu u godit rëndë nga tërmeti në Turqi, një grua shtatzënë lindi nën rrënojat e ndërtesës ku jetonte.
Siç ka raportuar një përdorues i Twitter-it duke publikuar videot përkatëse, gruaja , identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur, ka lindur por më pas ka ndërruar jetë. Ndërsa i vogli i saj mrekullisht është mirë, e madje kanë publikuar edhe pamje të tij në spital. Pamjet e zbuluara dje janë bërë virale në rrjet, ndërsa bebja nga të gjithë quhet “mrekulli”. Deri më tani nuk dihet se si kanë vendosur ta quajnë, ndërkohë nuk dihet nëse ka familjarë të tjerë gjallë që të kujdesen për të.
Ndërkohë bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar. Tani raportohet për 4700 viktima në total dhe mbi 18 mijë persona të plagosur. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare. Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 2,921 të vdekur dhe 15,834 të plagosur. Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur. Pasgoditjet nuk kanë ‘lënë të qetë’ Turqinë gjatë natës, ndërsa orët e para të mëngjesit u regjistrua një pasgoditje 5.6 ballë.
1 ORE ME PARE
Nuk kanë fund pasgoditjet në Turqi, tjetër tërmet me magnitudë 5.7
TURQI– Pasgoditjet nuk kanë të ndalur në Turqinë lindore. Edhe pse që nga tërmeti i djeshëm ka pasur më shumë se 100 të tilla, disa prej tyre kanë qenë të konsiderueshme.
Pak minuta më parë ka rënë një tjetër tërmet me magnitudë 5.7, i cili ka futur sërish në panik banorët, por edhe ekipet e kërkim, shpëtimit, pasi duhet të tregojnë akoma më shumë kujdes në zonat ku po punojnë. Tërmete të përmasave të tilla, ka shumë gjasa që të shkakojë dëme, sidomos në ato banesa ku dy tërmetet e forta kanë lënë pasoja.
Bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar. Tani raportohet për mbi 5 mijë viktima në total dhe mbi 18 mijë persona të plagosur. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare. Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 2,921 të vdekur dhe 15,834 të plagosur. Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur. Pasgoditjet nuk kanë ‘lënë të qetë’ Turqinë gjatë natës, ndërsa orët e para të mëngjesit u regjistrua një pasgoditje 5.6 ballë.
2 ORE ME PARE
Studenti rrëfen tmerrin nga tërmeti në Turqi: Ndërtesat po dridheshin sikur të ishin pushtuar nga shpirtrat e këqinj
TURQI– Awale Ahmed Darfa, një student nga Somalia që ndodhej në Gaziantep kur u godit nga tërmeti i fuqishëm 7.9 ballë ka rrëfyer tmerrin që përjetoi.
“Një tërmet i madh goditi ndërsa ne ishim në gjumë … Situata u kthye në kritike shumë shpejt. Dëgjuam britma, të qara dhe njerëz që vraponin. Ndërtesat po dridheshin sikur të ishin pushtuar nga xhinët [shpirtrat e këqij]. Të gjithë vrapuan kudo që mendonin se do të ishin të sigurt. Tani jemi jashtë pasi kemi lënë shtëpitë tona rreth orës 4 të mëngjesit. Ka një problem të të qenit jashtë, bie shi, ftohtë, erë dhe nuk kemi veshur veshje mbrojtëse. Jashtë, të gjithë janë të veshur me atë që kishin veshur ndërsa ishin në gjumë. Disa njerëz nuk kanë këpucë. Ata na thanë se nuk mund të ktheheshim në ndërtesa për shkak të frikës të pasgoditjeve. Kjo është fatkeqësia këtu”, tha Awale Ahmed Darfa.
Bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar. Tani raportohet për 4700 viktima në total dhe mbi 18 mijë persona të plagosur. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare. Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 2,921 të vdekur dhe 15,834 të plagosur. Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur. Pasgoditjet nuk kanë ‘lënë të qetë’ Turqinë gjatë natës, ndërsa orët e para të mëngjesit u regjistrua një pasgoditje 5.6 ballë.
2 ORE ME PARE
MREKULLI! Shpëtohet pas 22 orësh 3-vjeçari në Turqi, gëzohet ekipi: Hajde bismilah (ME VIDEO)
TURQI-Dje në orët e para të mëngjesit Turqia u godit nga një tërmet i tmerrshëm me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe vetëm një orë më pas pasoi një tjetër tronditje prej 6.7. Shkatërrime të mëdha u shkaktuan edhe në Sirinë fqinje, ku më së shumti pësoi qyteti Al Bab. Lëkundjet e tokës janë ndjerë edhe në pjesë të tjera të Turqisë, në Gjeorgji, Armeni, Qipro dhe ka vazhduar të lëkundet edhe sot. Gjithnjë e më shumë po shtohen videot e personave që ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin nga nën rrënoja. Në mesin e tyre është edhe një djalosh tre vjeçar, i cili për 22 orë ka mbetur nën rrënojat e një pallati në Malati.
Gazetari i TRT-së, Hakan Kopur, ka shpërndarë pamjet në Twitter duke e cilësuar si një mrekulli.
Sipas njoftimit, Malatya ishte një nga epiqendrat e tërmetit shkatërrues të djeshëm në Turqi. Të paktën 4,372 të vdekur janë konfirmuar nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë herët në mëngjes të së hënës.
Më shumë se 7,800 njerëz janë shpëtuar deri më tani në 10 provincat turke të goditura nga tërmeti, tha Orhan Tatar, një zyrtar i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive.