Bota
Tërmetet në Turqi-Siri, mbi 54 mijë viktima
Të paktën 45,968 njerëz rezultojnë të vdekur në Turqi nga tërmetet që goditën provincat juglindore të vendit, sipas të dhënave të fundit zyrtare të publikuara të shtunën nga ministri i Brendshëm Suleyman Soylu.
Që nga 6 shkurti, kur dy tërmete të forta (magnituda 7.8 dhe 7.6) tronditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriperëndimore, janë regjistruar 13.722 pasgoditje, tha ministri turk gjatë një vizite në provincën Hatay, ku 6.832 ndërtesa u shkatërruan dhe 19,042 të tjerë kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
Mbi 1.5 milionë viktima të tërmetit jetojnë në tenda, ndërsa mijëra kontejnerë po mbërrijnë gjithashtu në zonat e prekura. Gati 1.6 milionë familje kanë marrë një ndihmë prej 10,000 lirash turke (pothuajse 500 euro), tha Soylu.
Numri i të vdekurve deri më tani në Turqi dhe Siri vlerësohet në 54,444, pasi informacionet e fundit nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tregon gjithsej 8,476 të vdekur në zonat nën kontrollin e Damaskut dhe ato të kontrolluara nga rebelët kundër regjimit.