Connect with us

Bota

Tërmeti në Turqi/ 60 tonë materiale ndihme nga SHBA

Pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş, fushatat e ndihmave të nisura në mbarë botën vazhdojnë në SHBA.

Me bashkëpunimin e përbashkët të Atlas Air, Turkish Airlines dhe Boeing, avioni i parë mallrash me më shumë se 60 tonë ndihma u nis drejt Turqisë. Ndihma humanitare e mbledhur për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri u dërgua nga aeroporti Dulles në Uashington në bazën ajrore Incirlik në Turqi me mbështetjen e DVS dhe Jet Aviation.

Zëvendësambasadori Sinan Ertay, i cili mori pjesë në procesin e dërgimit të ndihmave humanitare nga Ambasada Turke në Uashington, tha se ndihmat e mbledhura do të shpërndahen në zonën e fatkeqësive natyrore nga Baza Ajrore e Incirlikut.

“Boeing i siguron karburant këtij avioni. avioni eshte i Atlas Air dhe paletizimin e ben Turkish Airlines. Këto ndihma përfshijnë veshje dimërore, tenda dhe çdo gjë të nevojshme për mbijetesë në fazën e parë. Ndihma vazhdon të vijë. Si më parë, ne do të vazhdojmë t’i mbledhim këto ndihma dhe t’i dërgojmë me Turkish Airlines”, tha ai.

Advertisement