Connect with us

Kosova

TERRITORET/ Marrëveshja e Uashingtonit gëzon ende mbështetjen e Serbisë, thotë Gjuriç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, ka vlerësuar se Marrëveshja e Uashingtonit e nënshkruar në vitin 2020 në Shtëpinë e Bardhë në mes Kosovës dhe Serbisë gëzon ende mbështetje në Beograd.

Megjithatë ai ka pretenduar se Qeveria aktuale e Kosovës “nuk do t’i qaset në mënyrë konstruktive” kësaj marrëveshjeje.

I pyetur nëse plani për shkëmbim të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të ringjallet me zgjedhjen e Donald Trump si presidenti i 47-të i SHBA-ve, Gjuriç ka potencuar se “për momentin nuk ka asnjë lloj bisede” në këtë drejtim.

“Mendoj se zbatimi i marrëveshjes që u garanton serbëve Asociacionin dhe një minimum të të drejtave kolektive, politike, ekonomike do të ishte pikënisja minimale për diskutime të mëtejshme për normalizimin e marrëdhënieve”, ka theksuar Gjuric

I pyetur nëse është e pranueshme për të tani Marrëveshja e Uashingtonit, nëse administrata e re amerikane e Donald Trumpit insiston në zbatimin e saj, Albin Kurti kujtojme se ka deklaruar se pret që marrëveshja tjetër, ajo e Brukselit, të nënshkruhet.

“Unë mund të jem përgjegjës për marrëveshjet në të cilat kam marrë pjesë dhe kam pranuar dhe pres të njëjtën gjë edhe nga Beogradi, edhe pse ata e shtypin dhe nuk e respektojnë këtë marrëveshje. Le të fillojmë me marrëveshjen e fundit, e cila është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, sepse ajo normalizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes de facto të njëra-tjetrës”, theksoi Kurti

Advertisement