Bota
Terror në një dyqan McDonald’s në Ukrainë, një burrë qëllon me armë, plagoset më pas nga forcat e policisë

Një incident me të shtëna ndodhi pak kohë më parë në një dyqan McDonald’s në Cherkasy të Ukrainës.
Sipas raportimeve fillestare, një burrë i armatosur hyri brenda dhe filloi të qëllonte, më pas u plagos.
Videoja tregon autorin e krimit duke u nxjerrë nga dyqani me barelë, i shoqëruar nga oficerë policie.
Nuk ka informacione për të lënduar të tjerë deri në këtë moment, por autoritetet evakuuan zonën.

