Connect with us

Kosova

Terrorizmi po formëson të tashmen e Serbisë/ Aktivistja Todoroviç drejton gishtin e akuzës nga presidenti Vuçiç

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Sofija Todoroviç tha se sulmi i terrorist i 24-shtatorit në Banjske ka qenë mirë i planifikuar. Ajo u shpreh gjithashtu kritike ndaj autoriteteve serbe që nuk kanë gatishmëri për ta ndjekur penalisht kryeterroristin, Milan Radojçic.
Në intervistën e tij të fundit të dhënë për një medie serbe, kryeministri serb, Millosh Vuçevic tha se Serbia nuk duhet ta pranojë narrativën se Banjska përcaktohet nga mënyra se si e sheh Kosova atë ngjarje.
Ai sikurse edhe liderët e tjerë serbë përfshirë këtu presidentin Aleksandar Vuçiq refuzojnë të marrin përgjegjësi për sulmin paramilitar të 24 shtatorit, pavarësisht faktit se Milan Radojçiq, njeri i afërt me partinë në pushtet në Serbi, e pranoi se ishte ai organizator i atij sulmi.

Sipas Sofija Todorovic nga nisma rinore për të drejtat e njeriut me seli në Beograd, është e qartë se sulmi i 24-shtatorit ishte mirë i planifikuar nga shteti serb.
“Mund të them se Banjska ishte një sulm i qartë paramilitar. Vetëm armët dhe makinat e rënda që u përdoren kanë kosto me miliona euro. Banjska në asnjë formë nuk mund të quhet vetëm incident sepse ju nuk mund të shkoni ne territorin e një shteti tjetër krejt rastësisht. Duke i parë sa të stërvitur ishin paramilitarët dhe çfarë pajisje ata po përdornin, është e qartë se ky sulm ishte i planifikuar. Mirëpo si normalisht kemi mungesë informacionesh dhe kurrë nuk do ta dimë të gjithë të vërtetën që fshihet mbrapa Banjskës”-theksoi aktivistja serbe.
Todoroviq tregoi se Radojçic ndodhet diku në Serbi, por që shteti nuk ka gatishmëri që ta ndjek atë penalisht
“Ky lloj mosndëshkimi që buron nga e kaluara, ende po i jep formë të tashmes në Serbi” – potencoi Todorovic.

Advertisement