Rajon
Tha një mori budallallëqesh/ Mediat rajonale për Vuçiç
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua sërish publikut serb teksa foli për sanksionet amerikane ndaj kreut të BIA-s Aleksandar Vulin, si do të dëshironte që qytetarët e Serbisë të kishin më shumë fëmijë në vend të maceve, si dhe për ngjarjet në Kosovë…
Portali Slobodna Bosna në një tekst me titull “A është normal ky njeri – Aleksandër Vuçiç tha shumë budallallëqe, por për një të tillë do të flitet gjatë…”, citoi disa nga deklaratat e tij të cilat sipas portalit ishin shume te turbullta, për të mos folur më keq…
‘Indexi’ kroat raporton edhe deklaratën e Vuçiçit se ai do ta ndjekë penalisht Vulinin nëse SHBA-të japin informacione përkatëse.
‘Oslobogjenje’ e Sarajevës gjithashtu shkruan për gatishmërinë e Vuçiçit për të “ndjekur penalisht” Vulinin.
Mediat malazeze kanë nxjerrë nga fjalimi i Vuçiqit një pjesë për ngjarjet në vend, lidhur me zgjedhjet parlamentare të mbajtura së fundmi.