Connect with us

Aktualitet

Thaçin e viziton djali për ditëlindjen: Ishte i lumtur si ditën kur u çlirua Kosova

Sot ish – presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ditëlindjen e 55-të, teksa gjendet i burgosur në Hagë për krime lufte.

Në këtë ditë atë e vizitoj djali i tij, Endrit Thaci, i cili e bëri të ditur përmes një InstaStory ku ka pozuar pranë speciales.

Me një shkrim mjaftë emocionues ai ka treguar se uruar ish – presidenti e kishte pritur me buzëqeshje, teksa ka folur edhe për gjendjen e tij shëndetësore duke treguar se është mirë.

“Sapo e vizitova babain për ditëlindje. Më priti me qeshje dhe hajgare. Ishte në shëndet dhe disopim shkëlqyeshëm – sikurse kur u çlirua Kosova apo kur e shpalli pavarësinë. 55 vjet i bëri por 5500 punë të vogla e të mëdha po ashtu i ka kry deri tash. Urime ditëlindja babë nga mami dhe unë. Vitin tjetër e festofshim në shpi”.

 

Advertisement