Rajon
The Guardian: Vuçiç, autokrat dhe cinik, prania e tij në politikën e Ballkanit Perëndimor është e dëmshme

“Gjatë një vere në të cilën udhëheqësit evropianë u përqendruan në diplomacinë e fluturimeve me Donald Trumpin mbi tregtinë dhe Ukrainën, ata heshtën në mënyrë diskrete rreth një krize tjetër në Evropën Lindore.
Për më shumë se nëntë muaj, protestat masive të studentëve në Serbi kanë vënë në pikëpyetje sundimin autoritar të Aleksandar Vuçiç, i cili ka shërbyer si kryeministër dhe president për 11 vjet. Deri më tani, Brukseli ka vendosur kryesisht të ktheje koken mënjanë” – keshtu shkruannë një editorial gazeta e respektuar britanike The Guardian.
Katalizatori I protestave ishte shembja e çatisë së stacionit të trenit të rinovuar së fundmi në Novi Sad, e cila çoi në vdekjen e 16 personave.
Fatkeqësia i atribuohet kryesisht mashtrimit dhe korrupsionit të rrënjosur të udhëhequr nga Partia Progresive Serbe në pushtet e Vuçiç dhe shpejt u shndërrua në shkëndijë për një lëvizje për reforma demokratike. Studentët po kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe një epokë të re transparence dhe llogaridhënieje, në një vend që është ende kandidat për në BE.
Ndërsa zemërimi dhe frustrimi në rrugë rriteshin, përgjigjja e Vuçiç u bë gjithnjë e më dragoniane. Duke pretenduar, pa bazë, se agjitatorët e huaj po kërkojnë një “revolucion të importuar”, presidenti ka nisur goditje të pamëshirshme ndaj grupeve të shoqërisë civile që marrin fonde të huaja.
Mes spirales së dhunës, një demonstratë antiqeveritare e kohëve të fundit në Beograd u mbajt nën sloganin “Le t’u tregojmë atyre se nuk jemi një thes boksi”.
Eshte fakt se protestuesit meritojnë më shumë mbështetje dhe solidaritet nga BE-ja sesa po marrin. Vucic eshte autokrat dhe cinik, dhe prania e tij në politikën e Ballkanit Perëndimor eshte “keqbërëse”. – vlerësohet nga Guardian

