Bota
The Times of Israel: Mossadi infiltroi zemrën e Iranit, ata krijuan një bazë sekrete dronësh – futën komando

Agjencia izraelite e inteligjencës Mossad ka ngritur një bazë sekrete dronësh brenda Iranit, pranë Teheranit, dhe dronët u aktivizuan gjatë natës për të sulmuar lëshuesit e raketave tokë-tokë që synojnë Izraelin, raporton The Times of Israel, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar të sigurisë.
Operacioni është rezultat i viteve të përgatitjeve nga ushtria izraelite (IDF) dhe Mossad për të neutralizuar programet bërthamore dhe raketore të Iranit. Sipas burimeve, përveç bazës së dronëve, Mossad gjithashtu kontrabandoi sisteme të sofistikuara raketash dhe komando në Iran.
Këto sisteme neutralizuan mbrojtjen ajrore iraniane dhe lejuan avionët izraelitë të dominonin plotësisht hapësirën ajrore iraniane, raporton The Times of Israel.
Në pjesën e tretë të operacionit, komandot e Mossad vendosën raketa precize pranë pozicioneve të mbrojtjes ajrore iraniane në pjesët qendrore të vendit.

