Connect with us

Kosova

Thembra e Akilit/ Asociacioni në 2 maj

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsoslav Lajçak është deklaruar për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Forumin e Delphit.

Lajçak tregoi në Twitter se me Kurtin kanë folur për rëndësinë e dialogut dhe “hapin e rëndësishëm” përpara.

“Të shmangim çdo veprim që mund ta përkeqësojë atmosferën”, shkroi  mes te tjerash Lajçak.

Diplomati ka konfirmuar paraprakisht se në takimin e së martës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq do të shqyrtohet drafti i stautit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Advertisement