Connect with us

Shkrime

Thembra e Akilit/ Vogel: Sanksione joproporcionale, financiaret bëjnë ndryshimin

Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, i cilëson si “joproporcionale” sanksionet e vendosura kundër Kosovës nga ana e Bashkimit Europian dhe thotë se është skeptik për efektin e tyre të dëshirueshëm.

Sic edhe dihet, BE-ja ka ndërmarrë dhe ka paralajmëruar disa masa ndëshkuese, për shkak të, siç është thënë, mospërfilljes së kërkesave të saj nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri të vendit.

“Unë, si analist, mund të them se sanksionet janë të pabalancuara, madje të padrejta”, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “duhet ta ketë parasysh atë që është më e dobishme për Kosovën në këtë fazë dhe ajo është ulja e tensioneve” – deklaroi Vogel në intervistë teksa dhe u shpreh –

“Mendoj se shumica e sanksioneve, ashtu siç janë raportuar, nuk do ta ndryshojnë disponimin e Qeverisë së Kosovës dhe, në mënyrë specifike, të kryeministrit Albin Kurti. Ato janë kryesisht sanksione simbolike, si mospjesëmarrje në takime të nivelit të lartë dhe gjëra të ngjashme. Ato që do të kishin vërtet peshë, do të ishin sanksionet financiare, të cilat raportohet se janë pjesë e tyre dhe se do zbatohen më vonë. Ato do të kishin efekt real në Kosovë. Ato, patjetër, duhet të merren seriozisht”

Sipas Vogel Kurti ka bërë armiq edhe në Uashington, edhe në Bruksel. Ai nuk është i pëlqyeshëm dhe shihet si i vështirë.

“Kur shikoni paraqitjet e diplomatëve të huaj me Kurtin dhe i krahasoni me paraqitjet e tyre me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic, eshte e lehte te shohesh se marrëdhënia me Vuçiçin është më e afërt, më e përzemërt, më personale sesa me Kurtin. Pavaresisht se ky I fundit ka bere disa gabime mjaft elementare në trajtimin çështjeve në muajt e fundit, për mendimin tim, sanksionet janë krejtësisht joproporcionale. Ka qenë Serbia ajo që ka shkelur e para Marrëveshjen e Ohrit” – deklaroi njohesi i marredhenieve nderkombetare

I pyetur nëse sanksionet, sidomos ato financiare, mund të jenë efektive dhe ta bindin kryeministrin Albin Kurtin që të bëjë çfarë po kërkon komuniteti ndërkombëtar për qetesimin e situates në Veri, Vogel u përgjigj: Sanksionet financiare do ta detyrojnë kryeministrin qe te beje gjerat e duhura. Edhe me planin me 5 pika Kurti ka gabuar me llogari të padobishme. Gjithashtu nuk  mendoj se Vuçiç do të anohet kah Perëndimi me vendosmëri dhe do të heqë dorë nga Rusia me vendosmëri, vetëm nëse Albin Kurti lejon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky eshte thejsht iluzion…Nuk shoh ndonjë vullnet nga pala serbe për një gjë të tillë.

Advertisement