Connect with us

Aktualitet

Therrën lopën pasi e vodhën, policia vë në pranga 3 persona (EMRAT)

4 persona janë arrestuar nga Policia e Sarandës pas kapjes në flagrancë gjatë vjedhjes së bagëtive. Kopeja dhe lopët ishin në pronësinë e Sulo Ismailit, i cili është vendosur në ndjekje të personave pas vjedhjes së një lope.

Vjedhësit e kanë marrë lopën dhe e kanë therrur. 3 nga personat janë kapur nga policia, ndërsa i katërti është ende në kërkim.

 

 

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë “arrestuan në flagrancë shtetasit Mario Lame, 21 vjeç dhe Ardit Isufi, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Shalës, Konispol, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur një bagëti në pronësi të Sulo Ismailit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u krye kontroll në banesën e Mario Lame, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë gjahu, që posedohej pa leje, disa fishekë dhe një kapuç për maskim. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Advertisement