Connect with us

Kulture

Thesare të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ekspozitën në COD.

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të festimeve për 100-vjetorin të saj, vjen në
një ekspozitë me një korpus libror të pasur për promovimin e thesareve të saj, shpesh herë të
pazbuluara për publikun e gjerë.
Inkunabulat e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, do të prezantohen me disa njësi, ku
mund të veçohen libri më i vjetër, “Letra mbi Kuvendin e Mantovës” e Papa Piut II, bashkëkohës
i Skënderbeut, botuar në 1473 dhe libri i Bartolomeo Platinës, humanist me ndikim të madh në
Rilindjen Italiane, botim i vitit 1485.
Dokumentet e para të botimeve në gjuhën shqipe, gramatika e fjalorë të gjuhës shqipe të
botuara jashtë Shqipërisë, si veprat e Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit etj.
Libra antikuarë kushtuar Skënderbeut, vepra të humanistëve shqiptarë e të huaj, ku mund
të veçohet Barleti me ndikim aq të fuqishëm në tërë literaturën e huaj, posaçërisht të shek. XVXIX, Beçikemi, Dhimitër Frëngu etj., të cilët subjektin e marrin nga luftërat shqiptaro-osmane të
shek. XV.
Libra antikuarë të besimit katolik nga autorë, si: Baldasari, Baroti, Lombardi etj.
Libra të besimit ortodoks, si Shën Joan Gojëartit, Ungjijtë dhe Akuluthitë të botuara në
Voskopojë.
Veprat e autorëve greko-latinë, që japin njoftimet e para për fiset ilire me karakter historik
e gjeografik, si veprat e Aristotelit, Euklidit, Ermogjenit, Homerit etj
Veprat e autorëve e të kronikanëve byzantine, si Ana Komnena, Sfranca, Justiniani etj., të
cilat sjellin njoftime për Arbërinë e shek. VII-XV.
Hartat e përpiluara nga hartografët më në zë të kohës si: Koronelli, Barbie du Bokazh,
Merkator, Rozaçio, Kluveri, Kâtip Çelebi etj. me rëndësi për historinë e hartografimit të trojeve
shqiptare.
Dorëshkrime shqipe dhe në gjuhë të huaj, që trajtojnë çështje me rëndësi historike,
gjuhësore, etnografike etj. Mund të veçojmë tragjedinë e Arkanxhelos mbi Skënderbeun apo
kodikun e Kostandin Beratit, ditaret unikale të albanologut dhe paleontologut Franc Nopça etj.
Dorëshkrime orientale, me përmbajtje fetare, juridike, historike, gjuhësore e letrare të
dorëshkruara në gjuhën shqipe me alfabet arab, sidomos divanet, një dukuri e veçantë që lindi në
Shqipëri në shek.XVIII, ku u zhvillua si rrymë letrare e njohur si rryma e bejtexhijve.
Pjesë e rëndësishme e ekspozitës janë edhe veprat e shkruar në shqip të autorëve të
Rilindjes Shqiptare, si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Jeronim De Rada, Dora D’Istria dhe Dhimitër
Kamarda

Kulture

Nis edicioni i 56 i filmit në Karlovy Vary

Published

on

By

Nis edicioni i 56 i filmit në Karlovy Vary, më prestigjozi në Europën Qendrore dhe Lindore

Si zakonisht, qyteti çek i Karlovy Vary pret edicionin e 56-të të festivalit të filmit, më prestigjiozi në Evropën Qendrore dhe Lindore, i cili shfaq, së bashku me festivalet e Kanës, Berlinit dhe Venecias, filma artistikë me metrazh të gjatë.

Një konkurs tjetër i kushtohet veprave dhe dokumentarëve të prodhuara në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Ballkanit, ish-Bashkimit Sovjetik, Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.

Në tapetin e kuq këtë vit vjen filmi fantastiko-shkencor “Vesper”, bashkëprodhim lituanez-francez-belg, me protagonistë që përpiqen të mbijetojnë në një botë postapokaliptike, ku të qëndrosh gjallë është e vështirë për të gjithë. Oligarkët e padukshëm fshihen në kështjella dhe vendosin rregulla për jetën e përbashkët, në një mjedis distopian të vendosur në një peizazh pyjor të marrë nga përrallat tradicionale lituaneze.

“Aspekti kryesor i filmit është të flasim për shpresën dhe ‘Vesper’ është shpresa”, thotë regjisorja Kristina Buozyte. “Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme në ditët e sotme të flasim për këtë dhe ne besojmë se çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, do të ketë shpresë”

Continue Reading

Bota

SHBA, hapet ekspozitë digjitale e piktorëve impresionistë në Boston

Published

on

By

Ekspozita u hap në Boston dhe më pas do të prezantohet në qytete të tjera anembanë SHBA-së

New York

Në Boston të SHBA-së është hapur një ekspozitë digjitale në kuadër të së cilës u shfaqen vepra të piktorit francez, Claude Monet dhe impresionistëve të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).Ekspozita u hap në Boston dhe më pas do të prezantohet në qytete të tjera anembanë SHBA-së.Pikturat u prezantuan në mënyrë digjitale përmes teknikës së video-projeksionit në Qendrën Kulturore të Boston ‘Lighthouse’.

Continue Reading

Kulture

Këngëtari italian Carrisi zbulon kuptimin e emrit të tij

Published

on

By

Këngëtari i mirënjohur italian, Albano Carrisi, ka treguar se emri i tij ka një kuptim mjaft të veçantë që lidhet pikërisht me kombin shqiptar.

Artisti italian Albano Carrisi ka treguar se emrin ia ka vendosur i ati pasi ka qenë shumë i lidhur me tokën shqiptare. Artisti italian tregon se babai i tij ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë.

Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë në 40-ën i tha mamasë time që quaje Alban se do të jetë fati ynë.

Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë, shprehet ai.

 

 

Continue Reading

Kulture

Java e kulturës italiane, Al Bano performon sonte

Published

on

By

Këngëtari i famshëm Italian, Albano Carrisi i njohur ndryshe si Al Bano, do të performojë në mbrëmjen përmbyllëse së javës së kulturës italiane, në Amfiteatrin e Liqenit.

Carrisi ka një impakt të madh në brezat e muzikantëve shqiptarë dhe artdashësve. Për shqiptarët, Al Bano është shumë i dashur, dhe nuk ka shqiptar që nuk këndon këngën e tij  “Felicita”.

Në qershor të vitit 2016 u njoftua se Al Banos iu dha shtetesia shqiptare për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me vendin dhe karrierën e sukseshme në shqipëri. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, këngëtari u nderua dhe me çmimin ”Çelësi i Qytetit të Tiranës” gjatë një ceremonie të mbajtur nga autoritetet e Bashkisë Tiranë, një dita para koncertit.

Continue Reading

Aktualitet

‘115 libra me emrin e Ardian Klosit’, Ekspozimi i veprave në Bibliotekën Kombëtare

Published

on

By

Publicist, albanolog, shkrimtar, përkthyes e një nga zërat intelektualë më aktiv në të gjallë, Adrian Klosi mungon prej 10 vitesh fizikisht. Në Bibliotekën Kombëtare, në praninë e kryeministrit Edi Rama e familjarëve, përkujtohet përmes ekspozimit të veprës së tij, ku çdo botim a editorial është një kontribut në përparimin intelektual të vendit.

Një kontribut që ka nisur herët, e studiuesi Aurel Plasari i dhuron Bibliotekës vetëm një copëz në letër  të kësaj dëshmie, siç është përkthimi që Klosi i pat bërë gjatë diktaturës “Përpjekja për të jetuar me të vërtetën” të Havel. Një libër që siç rrëfen Misha në atë kohë shpërndahej dorë më dorë…

“Ne në koleksionet tona gjetëm 115 libra që mbajnë emrin e Ardianit si autor, përkthyes, redaktor. Prej tyre në 25 tituj, është autor, 47 janë përkthime dhe mbi 400 shkrime të botuara në gazeta. Ekspozita nis me dy vepra shumë të rëndësishme për vlerat historike.  Krahas Havel, është edhe “Refleksionet” me bashkëautor Edi Ramën, një libër që mban njëkohësisht autografet e tyre, të nënshkruara në atë vit kur ia dhuruan  Bibliotekës  ”, thotë Misha.

Nga Vepra e plotë e Kafkës, e konsideruar si përkthimi më i mirë në shqip, tek “Kështjella” e “Me syrin e një klouni” Klosi krijoi një standard, një model të përkthimit..

“Ai e shikonte përkthimin në kontekstin shqiptar në një punë prej misionari. Duke e konceptuar veten në  rolin e ndërmjetësit kulturor, midis Shqipërisë dhe Evropës, sidomos botës gjermanike. Ai bëri një revolucion me mënyrën e përkthimit!”, shton Misha.

Problemet e vendit nuk e linin indiferentë, Klosi shkroi për ngjarjet më të bujshme si “Shqipëria zgjim i dhunshëm”,  “Katastrofa e Gërdecit”, por edhe botime si  “Robert Schëartz ose dritaret e qytetit tim”.

Mendimi i tij si antikomformist në mediet lokale, prekte problematika të shumanshme, kulturore, politike, sociale etj. , por edhe shkaktonte debate, tek ata që nuk e kishin të lehtë të pranonin të vërtetën.

“Duke shfletuar shkrimet e tij, mendova se ka ardhur koha që të botohen të përmbledhura”, thotë Misha.

“Një disident si Klosi iu kundërvu sistematikisht diskursit mbizotërues të kohës, jo vetëm për t’ia çmontuar argumentet dhe mitologjitë, por edhe ngaqë ky ishte mbizotërues dhe intolerant”, thotë ndër të tjera, akademiku, shkrimtari e publicisti Ardian Vehbiu.

Miqtë e kolegët e konsiderojnë si një nga zërat disidentë, që nuk pranoi të heshtte e të bënte kompromis me padrejtësitë që ndodhnin përreth e që e çonin vendin e tij në regres… Ndoshta i tillë, rebel e kritik, do të kishte qenë edhe sot, por Klosi zgjodhi të ikte, sepse nuk mund të bëhej palë i një realiteti të papranueshëm…

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING