REAGIM
Thesarin tuaj, as krimbat e drurit nuk mund ta hanë
Sa më pak të hani, të pini, sa më pak libra të blini, sa më pak të shkoni në teatër, sa më pak të mendoni, dashuroni, teorizoni, këndoni, pikturoni, të thurrni vargjet etj, sa më shumë të kurseni, aq më i madh bëhet thesari juaj që as krimbat e drurit nuk mund ta hanë dhe as pluhuri nuk mund ta tjetërsojë…KAPITALIN TUAJ
Sa më pak të shijosh jetën, aq më shumë pasuri do të keni, por sa më i madh të jetë tjetërsimi i jetës tënde, aq më shumë do të ndihesh BOSH
Gjithçka që ekonomia jua heq nga jeta, aq më shumë jua kthen në para dhe pasuri.
Kur paraja bëhet qëllimi kryesor, të gjitha të mirat që nuk janë të natyrës ekonomike si inteligjenca, kultura, arti, forca, bukuria, dashuria, pushojnë së qeni vlera në vetvete, sepse ato kufizohen aq shumë në konvertueshmërinë e tyre – në para – e cila shfaqet si kënaqësia e të gjitha kënaqësive, por që të privon nga të jetuarit, nga gëzimi i jetës.