Connect with us

Sport

“Theva brinjët dhe hundën”/ Nelson Hysa rrëfen ndeshjen më të vështirë, sfidën për titullin kampion europe dhe mbështetjen nga Luiz Ejlli

Boksieri Nelson Hysa, në një intervistë përballë moderatorë Alesia Bami në “Top Arena” tregoi sfidat në karrierën e tij.

Hysa u shpreh se nga çdo ndeshjen pëson dëmtime që duan kohë të shërohen. Sikurse rrëfeu, në ndeshjen e fundit pësoi thyerje të brinjëve dhe hundës, por tani është gati për ndeshjen e radhës, në 11 korrik përballë Thorsten Fuchsm.

Alesia Bami: A është e vërtetë se djali yt di të grushtojë më mirë se ty?

Alesia Bami: A është e vërtetë që hundën e ke bërë disa herë operacion prej thyerjeve të shumta?

Nelson Hysa: E vërtetë është

Alesia Bami: Kur ka qenë hera më e rrezikshme?

Nelson Hysa: Herën e fundit, kisha një ndeshje shumë të fortë me Zvicrën. Ishte ndeshje rivalësh. Pavarësisht se e fitova në raundin e tretë ne knoët out, kundërshtari më dha një ndeshje shumë të fortë. Pata dy probleme, hundët dhe brinjët. M’u deshën 45 ditë për të pasur rikuperim të plotë, për t’u rikthyer te ndeshja e radhës që kam në datën 11.

Alesia Bami: Ti e kupton më shumë se çdo kush dhimbjen e Mbappe

Nelson Hysa: Ne jetojmë tërë kohës me këtë dhimbje, ai e bëri pak të madhe

Alesia Bami: A është e vërtetë që titullin e fundit e fitove sepse erdhi Luiz Ejlli në ring?

Nelson Hysa: Luizi është mbështetje, është shkodrani jonë i mirë që më ka mbështetur gjithnjë. Në ndeshjen e fundit, nuk ishte Luizi, por ka qenë në ndeshjen e parafundit. Ishte mbështetje dhe e falënderoj.

Në 11 korrik, në sheshin “Skënderbej”, Nelson Hysa do të duelojë për titullin kampion në Europë në federatën më të madhe botërore WBO. Asnjëherë më parë një boksier shqiptar nuk ka dueluar për një titull të tillë kaq të rëndësishëm. Hysa në boksin profesionist numëron 17 ndeshje, ku ka regjistruar po kaq fitore, prej të cilave 15 me KO.  Përballë gjigandit shkodran do të jetë gjermani Thorsten Fuchsm i cili në karrierën e tij ka 13 fitore në 14 ndeshje, prej të cilave 10 me KO.

Advertisement