Pinknews
“Thirre o Xhenki”/ Jozi i bëri thirrje Gertës që të provokojë Gjestin

Gjesti u bëri një kurth banorëve mbrëmë duke u thënë se do ta lë shtëpinë e që në fakt u fsheh në dollapin e lavanderisë.
Veprimi i tij ngjalli reagime të shumta, si brenda dhe ashtu jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Ishte Shkëlzeni ai i cili e mori vesh i pari që Gjesti në fakt nuk kishte ikur nga shtëpia, dhe sapo e pa i dhuroi një përqafim.
Ngjashëm po ashtu e priti edhe Rozana, e cila ka një raport të mirë me Gjestin, dhe kur ky i fundit i punoi rrengun banorëve, këngëtarja qante me dënesë që ai të mos largohej.
Por Gjesti u përplas keq me Laertin dhe Gertën; duke debatuar ashpër me ta për rrëmujën e shkaktuar.
Në një moment u përfshi edhe Jozi i cili thoshte Gertës që të provokonte këngëtarin, për ta thirrur Xhenki, njëherësh shkurtesa e emrit të Xhenetës.
“Thirre o Xhenki, thuaje vëlla kësisoj”, i thoshte Jozi, Gertës, megjithatë kjo e fundit refuzonte.

