Connect with us

Aktualitet

Thirret përsëri në SPAK? Reagon Leli: Jam në…

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK në Tiranë siç është raportuar në disa media.  Beklie Koltraka, kryebashkiaku tha se ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi e cila ishte e planifikuar më parë.

Leli theksoi se nuk është thirrur nga Prokuroria për t’u marrë në pyetje ditën e sotme dhe as në ditët në vijim.

Ndodhem në Greqi. Lajmi për paraqitjen time në SPAK ditën e sotme nuk është i vërtetë. Nuk jam thirrur nga Prokuroria as sot dhe as për në ditët në vijim”, shtoi Leli.

 

Për herë të parë kryebashkiaku i Vlorës është marrë në pyetje nga SPAK për rreth një orë më 22 korrik 2022.

Atëherë pas daljes nga prokuroria e Posaçme Leli nuk dha detaje se për çfarë u pyet në SPAK duke u përgjigjur: “Pyesni SPAK për më shumë informacione”. Leli po merret në pyetje në lidhje me një hetim, për të cilin edhe Prokuroria po tregohet e rezervuar për informacione.

Advertisement