Connect with us

Politike

Thirrja e djalit të tij në SPAK për çështjen ‘Gërdeci’, Berisha: Do shkojë në çdo kohë!

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi kërkesën e SPAK, e cila kërkon djalin e tij, Shkëlzen Berishën si dëshmitar për çështjen ‘Gërdeci’. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se djali i tij do të shkojë të japë dëshminë e tij në çdo rast. Po ashtu, ai tha se edhe sikur hetimet të zgjasin 100 vite, nuk do gjendet asgjë për të.

FJALA E BERISHËS:

Kush e ka kërkuar? Në çdo kohë, cilindo unë ua kam bërë të qartë këtu. Nuk mund të ketë kurrë asnjë hezitim dhe asnjë pengesë për hetimet. Nëse unë mbaj qëndrime dhe denoncime i bëj për interesin publik, nuk i bëj kurrë për qëllime të tjera. Jam për zbatimin e ligjit, sic e dini ju aty ka kriminelë, njerëz që kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasësit. 

U kap ai në Elbasan me fotot e Ballës dhe dilte thoshte se nuk kishte materiale elektorale. 

Në çdo kohë, ua kam bërë të qartë se nuk mund të ketë asnjë hezitimi dhe pengesë për çdo lloj hetimi. Nëse unë mbaj qëndrime e denoncime i bëj për interesin publik, jo për qëllim tjetër. Mbështes me gjithë fuqinë time çdo përpjekje për zbatimin e ligjit.

Por aty ka kriminelë, kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasësit. Cilido të thërrasë do shkojë të japë përgjigje për çdo gjë, por nëse ngre objeksion.

Edhe 100 vite po të hetojnë do të gjejnë 0 lidhje aty, por për ta thirrur kur të duan”

Advertisement