Aktualitet
Thirrja e Ramës për hapsirat publike/ Vijon shembja e objekteve pa leje në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

Pasditen e sotme, ka nisur prishja e objekteve pa leje në Theth.
Pas disa subjekteve ku i është shtyrë afati për t’i hequr vullnetarisht, IMT dhe policia ka vijuar me prishjen e një ndërtese 2 katëshe.
Prej tre ditësh ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Thethin. Kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum bashkive që të lirojnë hapësirat publike të zaptuara nga bizneset. Ky aksion po zhvillohet edhe Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.

