Connect with us

Aktualitet

‘Thrilleri’ vazhdon…2 kallëzime të reja për Rozeta Dobin

Jo vetëm para dhe ar, por edhe prona! Alda Klosit i dhuruan 2 shtëpi në Shëngjin në 2021, bashkëpronare e 5 pasurive të paluajtshme në Tiranë

'Thrilleri' vazhdon...2 kallëzime të reja për Rozeta

TIRANË- Ish-zyrtarja e kabinetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, Alda Klosi duket se i janë bërë shumë dhurata. Sidomos nga familja e saj. Zyrtares së shtetit Alda Klosi që pastruesja i vodhi 120 mijë euro në banesë, në tetor 2021 i dhuruan dy apartamente në Shëngjin. Gazetari Adriatik Doçi shkruan për Report TV, se Alda Klosi, e cila shkoi vetë dhe denoncoi grabitjen e bërë nga Rozeta Dobi, është pronarë dhe bashkëpronare e 7 paspasurive të palujtshme dhe e një makine.

Klosi është pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2. Nga të dhënat e siguruara, është bërë pronare e pasurive në tetor 2021 me kontratë dhurimi. Nuk dihet se kush dhe në çfarë rrethanash dy apartamentet i janë dhuruar Klosit dhe se kush është personi që ka vendosur t’i bëjë një dhuratë të tillë. Alda Klosi është bashkëpronare me Altin Klosin, të vëllanë e saj, me të cinin ka një apartamenti 72 m2 në Tiranë si dhe i një tjetër apartamenti 47 m2 në Tiranë. Ish zyrtarja e shteti është gjithashtu bashkëpronare e një tjetër apartament në Tiranë me sipërfaqe 50 m2. Gjithashtu, Klosi është bashkëpronare edhe e dy sipërfaqe trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2. Për të mbyllur, ka në pronësi edhe një makinë të tipit Toyota RAV4, e vitit 2013.

Mbetet për t’u parë nëse Alda Klosi i ka deklaruar paratë që mbante në banesë dhe bizhuteritë pranë ILDKPKI si subjekt i deklarimit të pasurive, si dhe pasuritë e paluajtshme në Shëngjin dhe Tiranë. Dosja.al ka bërë një kërkesë zyrtare për informacion pranë institucionit për të mësuar më shumë detaje, por ende nuk ka një përgjigje lidhur me rastin në fjalë.

ZBULOHEN EMRAT- Kush janë dy “viktimat” e tjera të Rozeta Dobit, dëshmia e biznesmenëve: Na ka vjedhur bizhu, jo para!

'Thrilleri' vazhdon...2 kallëzime të reja për Rozeta

Alda Klosi, Havier dhe Rozeta Dobi

TIRANE– Leonard Ciko dhe Altin Dine janë dy viktimat e tjera që janë vjedhur nga Rozeta Dobi. Ata kanë deklaruar në prokurori se 49-vjeçarja iu kishte vjedhur bizhuteri, por jo para. Këta të fundit kanë deklaruar në prokurori se 49-vjeçarja iu kishte vjedhur bizhuteri, por jo para.

Të dy njihen si biznesmenë në kryeqytet. “Na ka vjedhur bizhuteri, jo para”,-mësohet të jenë shprehur ata në prokurori, ndërsa denoncimi është bërë pas zbulimit të supervjedhjes te shtëpia e Alda Klosit.

Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al

“Pse tërhoqe aq shumë para?”, zbardhet përgjimi ambiental mes Rozetës dhe Havierit në paraburgim

'Thrilleri' vazhdon...2 kallëzime të reja për Rozeta

Alda Klosi, Rozeta dhe Havier Dobi

TIRANE– është zbardhur transkripti i përgjimit ambiental mes Rozeta dhe Havier Dobit, në ambientet e paraburgimit. Nënë e bir flasin për paratë e vjedhura të fshehura në tubin e aspirimit, ku Rozeta i kërkon llogari Havierit pse ka tërhequr një sasi të madhe parash nga banka.

Përgjimi ambiental:

Havieri: Çfarë ke thënë ti për mu?
Nena: Asgjë, do rri unë këtu (Nënkupton se do ta marrë ajo përsipër vjedhjen)
Havieri: Leket atje lart të shtëpia do ti nxjerr unë
(Bazuar në këtë fjali është urdhëruar kontroll i dytë ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit)

Në bisedën mes tyre, pastruesja Rozeta kritikon të birin se pse ka tërhequr shumë para duke mos e sqaruar por duke lënë të kuptohet se janë nga banka. Ndërsa, djali i thotë se “Kam tërhequr vetëm 50 mijë”, duke nënkuptuar euro.

Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al

VJEDHJET nga nënë e bir! Rastet s’kanë fund, 6 persona denoncojnë Rozetën: Na mori sendet me vlerë

'Thrilleri' vazhdon...2 kallëzime të reja për Rozeta

Alda Klosi, Havier dhe Rozeta Dobi

TIRANË– Për tre ditë me radhë, opinioni publik po flet për skandalin e vjedhjes së më shumë se 500 milionë euro nga nënë e bir, Rozeta Dobi dhe Havier Dobi. Ata u lanë ditën e djeshme në masën e sigurisë ‘arrest me burg’. I riu, u shfajësua para hetuesve duke i hedhur fajin nënës së tij ndërsa ka dyshime se Rozeta mund të ketë grabitur dhe persona të tjerë, pasi janë bërë më shumë se 15 kallëzime ndaj saj në polici.

Mirëpo, mësohet se vetëm gjatë pasdites së djeshme 5 deri në 6 persona janë paraqitur në komisariatin e policisë ku kanë pranuar se Rozeta Dobi u ka vjedhur sende me vlerë.

Hetime po kryhen dhe ndaj Alda Klosit për të bërë verifikimin ligjor të të ardhurave të saj pasi ajo në 2017-ën ka qenë drejtoreshë koncesionesh. Nëse parave të sekuestruara nuk u gjendet pronari i ligjshëm atëherë ato kalojnë në favor të shtetit.

Dosja hetimore e zbardhur nga ‘Dosja.al’ tregon se në emër të pastrueses Rozeta Dobi janë gjetur llogari bankare me shumë të konsiderueshme parash, të cilat pritet të bëhen publike shumë shpejt. Burimi i tyre, njësoj si me shumat e tjera që i janë sekuestruar deri më tani, dyshohet të jetë vjedhja në banesat e zyrtarëve ku Dobi ishte punësuar.

Si ndodhi ngjarja? Rasti u zbulua ditën e shtunë, me 7 Janar ku nënë e bir u arrestuan për vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë ku Rozeta Dobi ishte punonjëse e mirëmbajtjes. Pas kontrolleve të mëtejshme në banesën e tyre u gjetën dhe para të tjera në tubin e aspirimit. Mësohet se pronarja e shtëpisë Alda Klosi i ka dorëzuar një kopje të çelësit pastrueses, e cila më pas bashkë me djalin e saj ka ndërhyrë në kasafortë.

Advertisement