Sport
‘Thuaju arbitrave ta mbajnë mirë’, presion edhe mbi drejtuesit e FSHF-së
Gjyqtari Juxhin Xhaja i cili ishte caktuar për të drejtuar ndeshjen mes Kastriotit dhe Bylisit u kërcënua me jetë dhe menjëherë bëri kallëzimin në polici, por kërcënuesit nuk kanë ndaluar aty.
Ata kanë nisur telefonatat kundrejt drejtuesve të arbitrave dhe kur kanë kuptuar se askush nuk po u hapte më rrugë, mësohet se kanë shkuar më lart…
Burime të FSHF-së pranë “Panorama Sport” bëjnë me dije se telefonata kërcënuese kanë marrë edhe drejtues të lartë të FSHF-së. Gjithnjë me të njëjtin pretendim: “Thuaju arbitrave ta mbajnë mirë ose…”