Connect with us

Kosova

Thyhen kockat e Serbisë/ Biserko tregon si Vuçiç po mbron ‘Botën Serbe’

Rezoluta për Srebrenicën që u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Serbi u perceptua si një sulm global ndaj Serbisë dhe që atëherë pothuajse çdo ditë dikush nga koalicioni qeverisës flet për temën e Srebrenicës.

Gjithçka zbret në mohimin e gjenocidit dhe nënkuptimin se i gjithë rajoni është kundër Serbisë ose, siç thotë presidenti Vuçic, “gjymtimi moral i Serbisë” dhe “thirrja për konflikt dhe ndërhyrje të NATO-s” që do të çonte në “fundin” e Serbisë.

Kështu ka vlerësuar Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Serbi, në një intervistë për Pobjeda.

Ajo theksoi se është edhe një lloj mbrojtjeje e “botës serbe”, si dhe Kuvendi gjithëserb në ditën e Shën Pjetrit në Mal të Zi, në të cilin duhej të merrte pjesë Aleksander Vuçic.

“Sigurisht që është një përpjekje për të dëshmuar se edhe liderët pro-serbë malazezë i janë përkushtuar atij projekti dhe mbi të gjitha Vuçiqit. Mirëpo, bota serbe nuk po shkon mirë, sepse rajoni, si dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, vazhdimisht i kujtojne Beogradit realitetin, si dhe karakterin e luftërave të viteve të 90” – deklaroi Biserko dhe shpjegoi se Serbia nuk mundet te arratiset, pra te injoroje faktin që të gjitha vendet pasardhëse të Jugosllavisë i njohën ndërkombëtarisht dhe se Perëndimi do t’i mbrojë ata kufij”.

Advertisement