Kosova
THYHET VELLAZERIA SERBO-RUSE/ Vuçiç përplaset me Sergej Lavrov
Presidenti serb Aleksander Vucic ka përsëritur se dy shtete të medha do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se në këtë moment presim se kur dhe në çfarë mënyre do ta shpallin. Ai tha gjithashtu se situata në botë është e komplikuar dhe se është në pritje të momentit të duhur kur Serbia të dalë me kërkesat e saj.
“Ajo që të gjithë ata ne Perendim kërkojnë nga ne është pak a shumë njohja e Kosovës. Ne nuk do ta bëjmë këtë dhe pres qe ata te flasin për forcë. Tani po shoh se si maqedonasit po mburren se po forcojnë trupat e armatosura. Detyra jonë është të heshtim dhe të punojmë ngadalë. Duhet të jemi dhjetë apo njëzet herë më e fortë se ata”, tha presidenti i Serbisë dhe theksoi se motori i zhvillimit dhe forca thelbësore e Serbisë në krahasim me të gjitha vendet e tjera duhet të jetë ekonomia.
Atëherë çdo gjë do të jetë më e lehtë, kështu që do ta mirëpresim edhe momentin e ri politik” – deklaroi Vucic, I cili gjithashtu duke folur për sanksionet amerikane, bëri të ditur se me ekspertë nga Rusia do të fillojnë konsultimet, ndërsa shtoi se tashmë ka pasur bisedime me amerikanët.
“E vetmja gjë që dua dhe nuk do të lejoj është që as rusët, as amerikanët dhe as të tjerët, të mos luajnë me ne” – paralajmeroi Vucic duke theksuar se vendimi për sanksionet është hartuar me dinakëri dhe se nuk duhet të shpresohet shumë në këto bisedime.
Presidenti serb, duke iu përgjigjur deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, se Serbia nuk ka të drejtë të marrë vendim për hir të nacionalizmit, ka theksuar se ai kurrë nuk ka thënë se do ta bëjë këtë, pavaresisht se Serbia ka të drejtë ta bëjë. Sipas tij, kjo ishte dhe arsyeja se “ne ftuam Rusinë për konsultime” dhe se “Serbia nuk dëshiron të shtetëzojë pronën ruse”.