Connect with us

Politike

Ti ja fut kot, pusho të them dhe mos ngul këmbë/ Belind Këlliçi përplaset me gazetarët për Berishën

Gazetarja Klodiana Lala ka replikuar me Belind Këlliçin në emisionin “Të Paekspozuarit” lidhur me reagimet që PD dhe eksponentët e saj kanë ndaj vendimeve të drejtësisë, ku lavdërojnë drejtësinë kur godet kundërshtarin dhe e sulmojnë kur vendimet janë kundër tyre.

Lala e quajti të neveritshëm sulmin dhe bullizmin që iu bë gjyqtarit që mori vendimin për masën “detyrim paraqitje” për Berishën, i cili u sulmua për pamjen fizike.

Belind Këlliçi: Ti Ergys ja fut kot, a ka mundësi të pushosh dhe mos ngul këmbë kot po thua të pavërtetë. Herën e parë u shkel neni 73 i Kushtetutës. Në momentin që u dha autorizimi për masë, zotëria ka thënë nuk bie dakord me masën, por nuk është shkelur ligji. Pra kësaj rradhe e ka dhënë Kuvendi autorizimin për një masë. Berisha është kundër masës por nuk është shkelur ligji.

Ergys Mërtiri: Pra ti thua që masa që i është dhënë sot Berishës është në përputhje me ligjin?

Belind Këlliçi: Gjyqtari ka dalë nga objekti i kërkesës.

Ergys Mërtiri: Si e kundërshtoni ju pa parë vendimin?

Belind Këlliçi: SPAK ka kërkuar rikthim në arrest shtëpie. Gjyqtarja ka thënë bie masa. Vendimi duhet të ishte ose qëndron kërkesa e SPAK dhe të rikthehet në arrest shtëpie ose mbetet në fuqi vendimi i shkallës së parë.

Klodiana Lala: Gjyqtari ka të drëjtë ta lërë edhe pa masë fare. Në këtë rast GJK ka thënë që e vetmja masë proporcionale për zotin Berisha, është detyrim paraqitje dhe gjyqtari ka qëndruar brenda vendimit të GJK. A është Berisha kontradiktor me veten?

Belind Këlliçi: Ka vetëm një shpjegim. Ti ndjek të gjithë çështjet. Çështja është çuar për gjykim dhe nuk është në organin e akuzës. Berisha nuk ka më punë me ta, nuk prish dot prova dhe nuk ndikon dot në proces. Të mos marrim pastaj rastin e kreytarit të Bashkisë me katër akuza dhe rri në zyrë.

Klodiana Lala: Prokurorët kanë përdorur një argument, për sa kohë dëshmitarët nuk janë pyetur para gjyqtarit, për këtë arsye mendojmë se duhet kjo masë.

Belind Këlliçi: Zoti Berisha duhet të paraqitet dy herë në muaj, si e pengon zotin Berisha ti intimidojë dëshmitarët?

Klodiana Lala: Janë strategji të prokurorëve. Ata kanë vlerësuar këtë gjë. E kam parë në situatë neveristëse, se si filluan eksponentë të PD të bullizojnë gjyqtarin për pamjen e tij fizike. Si politikan i ri duhet të distancoheni.

Belind Këlliçi: Absolutisht unë po merrem me vendimarrjen jo me personin.

Klodiana Lala: Ne nuk i dimë argumentat, por për të arritur në përfundim që është i gabuar… E kam pyetur zotin Berisha, e ke shkelur herën e parë ligjin apo tani? Ai tha po zbatoj Kushtetutën. Mund të ketë ai të drejtë. Është diskutim i hapur. Por nuk më pëlqejnë dy standarde që forca juaj mban me drejtësinë, me gjykatën dhe SPAK. Kur heton palën tjetër thoni bravo, por te pala juaj… Kjo nuk më pëlqen. Është I njëjti gjyqtar që dënoi Saimir Tahirin dhe ju e keni duartrokitur.

Belind Këlliçi: Akuzohej për trafik ndërkombëtar drogë dhe u dënua për shpërdorim detyre…

Klodiana Lala: A e konsideroni edhe ju SPAK si organizatë kriminale? Se për denoncimet tuaja ka firmosur urdhër arreste?

Belind Këlliçi: Jo të gjithë prokurorët janë të kapur dhe ndikuar politikisht. Në rastin e 5D ka patur tjetër ritëm hetimi. Unë e kam denoncuar në fushatë elektorale kompaninë 5D. Nëse SPAK do të vepronte në mënyrë të menjëhershme do të kishim tjetër histori edhe për zgjedhjet edhe për masat. Sot që flasim, janë tre drejtorë kryesorë të Bashkisë Tiranë prapa hekurave, por personi kryesor, titullari, pronari i hotelit 50 mln euro, që e thotë punonjësja që është Lali Eri, ende rezulton pa asnjë masë dhe nuk është pjesë. Ka një fraksion dhe nuk e di a është Veliaj pjesë e atij hetimi, apo Mazniku, por unë jam nga ata politikanë që kur Mirel Mërtiri goditi prokurorin Klodian Braho, unë të nesërmen e kam mbrojtur, pa e njohur fare.

Klodiana Lala: SPAK ka problematika, ka bërë edhe gjëra të mira, këtë do ta vendosë koha, por ju flisni për organizatë kriminale. Si ka mundësi që PD nuk ka bërë asnjë kallëzim ndaj prokurorëve të SPAK kur ju pretendoni se keni prova se ata janë të inkriminuar?

Belind Këlliçi: Në dosjen e Elbasanit, gjyqtarja ka shkruar gjithçka dhe materialin referues, ku një prej prokurorëve është edhe Dritan Premçi e kemi cuar në ILD që drejtohet nga ish-drejtori juridik në Kryeministri dhe as nuk e morën në shqyrtim. Pra krahas kritikave publike kemi ndjekur edhe rrugën ligjore, as e morën në refene.

Klodiana Lala: Nëse keni prova konkrete, rruga e duhur është t’i drejtoheni prokurorisë. Ka pafund prokurori që nga Kukësi deri në Sarandë që një prokuror mund të nisë një hetim. Gjurmët duhen lënë aty. Çështje shumë të rëndësishme kanë derivuar nga e shkuara.

Belind Këlliçi: Për shkak të këtij mentaliteti, kemi nisur edhe serinë e denoncimeve që kam kryesuar unë për inceneratorin e Tiranës dhe 5D. Kam depozituar në SPAK mbi 2200 fletë me prova dhe dokumenta. Ka patur një lëvizje në raport me 5D dhe po ta them. Por boll skandali i sotëm i Taulant Ballës, dhe e dimë prej muajsh që janë fshirë fashikujt, të tregon se ke prokurori të kapur.

Ergys Mërtiri: SPAK ka goditur bandën e Suel Çelës.

Belind Këlliçi: Ku e pe ti se u godit? Kush është ndaluar?

Ergys Mërtiri: Nuk ndalon SPAK, ndalon policia.

Andi Tela: Ka patur një grup të moderuar të PD që mbështesnin SPAK. Tani ligjërimi publik është Berisha dhe dëgjojmë “SKAP, Dumani i nënshtruar, bandë kriminale, etj”. Tani kjo retorikë, ju përkthehet në vota apo në bumerang?

Belind Këlliçi: Askush nuk ka dashur të bëjë miting para SPAK dhe të mblidhej në 6 janar para SPAK. U detyrua PD pasi kishte vendimarrje normale nga gjykata e shkallës së parë, hetimi mbaroi, u rikthye në normalitet, në momentin që u detyrua apeli për të marrë vendim për barazpeshë politike, i bie që ka ndërhyrje politike.

Andi Tela: Ky sulm a ju kthehet në vota?

Belind Këlliçi: Kur flitet me fakte dhe prova qytetarët dinë ta bëjnë diferencën. Ajo që ka ndodhur me zotin Berisha që ka publikuar fakte të pakontestueshme për përfshirjen e Taulant Ballës me krimin e organizuar në Elbasan, kjo e ndihmon PD.

Advertisement