Pinknews
“Ti vetëm ulëret, nuk durohesh”/ Tensione mes Heidit dhe Romeos, çfarë ndodhi mes çiftit
Një debat tjetër ndodhi mes Romeos dhe Heidit, çiftit që para 1 jave u martua brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Por në fakt ishte një shaka e stisur nga ata të dy vetë, që donin të shkaktonin bezdi tek Juli, i cili ishte në dhomën e gjumit.
Duket që Heidi dhe Romeo thurin planin e bezdisjes para se të futeshin në dhomë edhe pse vështirë të mbanin të qeshurat.
Romeo: Po të kam thënë që të flasim me radhë, se kështu nuk merremi vesh
Heidi: Po ti vetëm flet, ulëret, nuk durohesh.
Romeo: Po nuk mund të flasim njëri mbi tjetrin se kështu nuk kuptohemi.
Dhe me sa duket çifti ia arriti qëllimit, pasi Juli i bezdisur nga zërat e tyre i ka kërkuar të largohen dhe të debatojnë në vend tjetër.