Connect with us

Rajon

Tifozët djegin flamurin e Serbisë në Tiranë, “tërbohen” mediat serbe: E turpshme

Mbrëmjen e djeshme u krijua dhe një “FanZone” në sheshin “Skënderbej” për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe dhe për të festuar kualifikimin në kampionatin evropian Gjermani 2024.

Por, një grup tifozësh pas ndeshjes i kanë vënë flakën flamurit serb, djegja e cilit u përcoll me brohoritje dhe ovacione nga të pranishmit. Pamjet janë publikuar nga JOQ, teksa një reagim të ashpër për këtë veprim ka patur në Beograd, kryesisht nga mediat atje.

“Foto e turpshme nga kryeqyteti i Shqipërisë: Tifozët me buzëqeshje dhe britma gëzimi djegin flamurin serb”, thuhet në titullin e artikullit të “Telegraf.rs”.

Advertisement