Sport
Tifozët e Francës të frikësuar për Mbappe, trajneri Deschamps i qetëson të gjithë
Lajmet e disa ditëve më parë ku shkruhej se Mbappe është dëmtuar kanë shqetësuar jo pak tifozët e Francës. Gjithsesi, trajneri i “Gjelave”, Deschamps i ka qetësuar të gjithë, në konferencën e zhvilluar së fundmi.
“Kylian pësoi një goditje në ndeshjen e fundit kundër Luksemburgut. Gjithsesi, mund të kishte luante 50 minuta ndaj Kanadasë, nuk ka asnjë rrezik. Skuadra franceze me ose pa Kylian, ka diversitet” – tha ai. Kujtojmë se Mbappe u aktivizua 15 minuta mbrëmë.
Ylli i ri i Real Madrid premton shumë për Europianin dhe një nga më të kuotuarit për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i kompeticionit.