Connect with us

Aktualitet

Tiranë/ E reja vdes në spitalin Amerikan, i bënë ndërhyrje plastike edhe pse ishte me kancer

Tirane-  Një 28 vjeçare humbi jetën dje (30 janar 2024) pas një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin privat Amerikan 2 në Tiranë.

Irida Hasalla i është nënshtruar operacionit Liposuction, ose heqja e dhjamit edhe pse kishte dy vite që kurohej nga kanceri në Belgjikë dhe sipas familjarëve ishte e ndaluar çdo ndërhyrje tjetër tjetër.

Vëllai Arenc Hasalla thotë se kartela e saj mjekësore nuk e lejonte të bënte asnjë ndërhyrje.

Vjen në Shqipëri për të bërë një vizitë te spitali Amerikan, për të bërë një operacion për të hequr disa kile. Sipas mjekëve ajo nuk duhej të ishte operuar fare se nuk i lejohet. Duke parë parasysh kartelën që ka nuk duhej të lejohej fare” thotë i vëllai 

Arenc Hasani tregon se motra kishte pasur përmirësime por është “Sëmundja e tillë nuk e lejon me bo asnjë lloj veprimi, as me heq dhëmballë, as antibiotikë asgjë”

Sipas shoqes, e cila ka qenë më të në ditën e operacionit ka thënë se i kanë bërë pagesat në 11:30 të natës, me urgjencë.

‘Janë paguar mbi 4000 euro për operacionin’- ka treguar shoqja.

Familjarët bënë denoncim në polici për mjekim të pakujdesshëm. Policia e Tiranës informon sot se në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.

Ndiqni lajmet në zhvillim

28-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes në spitalin ‘Amerikan’, merren në pyetje mjekët: Kemi ndjekur rregullat standarde për operacionin

1706694783_Screenshot2.jpgIrida Hasalla, 28-vjeçe ka ndërruar jetë pasi ka kryer një ndërhyrje plastike në spitalin ‘Amerikan 2’, megjithëse ishte me kancer.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin pasi familjarët kanë bërë denoncimin. Bëhet me dije se janë marrë në pyetje familjarët dhe mjekët që kanë marrë pjesë në operacion.

Mjekët që janë marrë në pyetje kanë deklaruar se kanë ndjekur të gjitha rregullat standarde që kryhen për operacione të ngjashme, megjithatë prokuroria ka kërkuar që të verifikohen të gjitha lëvizjet dhe detyrat që janë kryer që nga momenti që vajza ka shkuar për të kryer ndërhyrjen, deri kur ka ndërruar jetë.

Janë sekuestruar dokumentacionet e plota të ndërhyrjes, përfshirë kartelën mjekësore në spital dhe materiale të tjera me rëndësi për hetimin, i cili është në fazë fillestare.

‘Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.  Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.  Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.’- njofton policia.

Advertisement