Kronike
Tiranë/ Vidhnin banesa dhe biznese, 2 të arrestuar, sekuestrohet një pistoletë dhe municion luftarak
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona, pasi vidhnin banesa dhe biznese
Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “THE END”.
Zbardhen një vjedhje me thyerje në një biznes dhe një vjedhje tjetër, të kryera nga këta shtetas, ditët e fundit.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, sende si të Policisë, 2 biçikleta, laptop, monopatinë dhe sende të tjera, që u gjetën në banesën e njërit prej të arrestuarve.
Si rezultat i veprimeve hetimore nga kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “THE END”, janë arrestuar shtetasit:
A. L., 35 vjeç dhe E. M., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë, ditën e djeshme, pasi kishin vjedhur një biçikletë. Nga veprimet hetimore dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 19.01.2025, kanë vjedhur me thyerje në një biznes, disa pajisje elektronike.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, jelek antiplumb, rrip multifunksional si i Policisë, sende të tjera që përdor Policia, 2 biçikleta, laptop, monopatinë dhe sende të tjera.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.