Connect with us

Kronike

Tjetër aksident në vend/ ‘Benzi’ përplaset me makinën e parkuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur me një makinë të parkuar në rrugë.

Për pasojë është dëmtuar një pasagjere që ndodhej në mjetin tip “Benz” dhe është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor.

E plagosura është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisement