Connect with us

Bota

Tjetër dallgë Covid, EMA paralajmëron

Nuk ka mbaruar, një valë e re infeksionesh Covid do të përfshijë Evropën në javët e ardhshme. Ky është paralajmërimi që vjen nga Agjencia Evropiane e Barnave

Ema paralajmëron se varianti Omicron – aktualisht ende më i përhapuri – vazhdon të ndryshojë dhe se disa mutacione janë më shqetësuese se të tjerët.

Marco Cavaleri, kreu i vaksinave në EMA, shpjegon se si po ndryshon fotografia e pandemisë

“Javën e kaluar një nga variantet e reja të Omicron, i quajtur BQ1, u identifikua në të paktën pesë vende të Bashkimit Evropian. Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ky variant i ri do të bëhet dominues nga mesi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit.

EMA kujton se në vjeshtë dhe dimër Covid dhe virusi i gripit do të qarkullojnë njëkohësisht, ndaj rekomandon – veçanërisht subjektet vulnerabël dhe në rrezik – të marrin të dyja vaksinat.

Vaksinat aktuale janë të vlefshme për momentin, por – argumenton EMA – koronavirusi është “më i shpejtë se sa mund të jemi në gjendje të përshtatim vaksinat”.

Advertisement