Bota
Tjetër gafë nga Biden: Putin po humbet luftën në Irak
Presidenti amerikan Joe Biden ka përsëritur një tjetër gafë ditën e sotme përballë gazetarëve, fenomen ky që ka qenë i shpeshtë në daljet e fundit të kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti amerikan u tha gazetarëve sot se Vladimir Putin po e humbiste luftën në Irak, në një kohë kur Rusia është në luftë me Ukrainën prej më shumë se një viti.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për presidentin rus, Biden tha: “Është e vështirë të thuhet, por ai po e humb qartësisht luftën në Irak”.
Në fillim të këtij muaji, Biden i hutoi dëgjuesit kur përfundoi një fjalim para avokatëve të kontrollit të armëve duke thirrur: “Zoti e ruajtë Mbretëreshën”.