Aktualitet
Tjetër tërmet, epiqendra në Detin Adriatik
Një tjetër tërmet me mganitudë 3.4 i shkallës rihter është ndjerë pak momente më parë në Shqipëri. Epiqendra ka qenë në Detin Adriatik me thellësi 5 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Vlorës.
Këto lëkundje vijnë pak orë pas tërmetit në Elbasan, i cili u regjistrua me epiqendër në Belsh me magnitudë 4.2. Aktualisht nuk raportohet për pasoja.