Kronike
Tmerr në Itali/ Plagoset në bark dhe qafë shqiptari
Një 18-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë mbrëmjem e kaluar në në qendër të Carmignano në Itali.
Raportohet se i riu u u godit me thikë në bark dhe qafë pranë shatërvanit publik në Ceppo. Adoleshenti është larguar nga vendngjarja duke u tërhequr zvarrë dhe duke kërkuar ndihmë ndërsa ka humbur ndjenjat. Ai ka përfunduar në spitalin e Pratos në gjendje të rëndë por nuk ndodhet në rrezik për jetën.
Karabinierët kanë ndërhyrë në vend dhe po marrin pamjet e kamerave publike për të identifikuar se kush e ka goditur me thikë të riun, ndërsa raportohet se kanë arritur të gjejnë armën e krimit.