Connect with us

Bota

TMERR në rrugët e Moskës/ Turma emigrantësh godasin kalimtarët me lopata dhe shufra hekuri (VIDEO)

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur në Moskë, pasi një turmë emigrantësh të armatosur me lopata dhe shufra hekuri u derdhën në rrugë duke bërtitur. Siç shihet edhe në pamje, turma vërsulet ndaj kalimtarëve dhe shkatërruan gjithçka që u dilte përpara.

Lidhur me ngjarjen, 40 persona janë arrestuar dhe shumë prej tyre përballen me deportim, pasi rezultojnë të jenë punëtorë ndërtimi me dokumente të perkohshme qëndrimi. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 të mesditës, në kompleksin rezidencial Prokshino në jug të kryeqytetit, sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Moskën.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë turmën duke vrapuar me shpejtësi nëpër rrugë të ngarkuara, pranë makinave në lëvizje dhe të parkuara. Shumica e pjesëmarrësve ishin të veshur me të zeza, me fytyrat e mbuluara, ndërsa mbanin në duar lopata të mëdha dhe shufra hekuri

Advertisement