Connect with us

Aktualitet

Tmerr në rrugët e Tiranës/ 22-vjeçarja e dehur dhunohet nga babë e bir para klientëve!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku dy persona, babë e bir, kanë dhunuar një 22-vjeçare.

Autoritetet policore raportojnë se fillimisht ka qenë e reja, e cila në gjendje të dehur ka thyer disa pajisje në një subjekt, dhe më pas babë e bir, e kanë dhunuar me grushte. Të tre ata janë proceduar në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. Q., 33 vjeç, P. Q., 62 vjeç (babë e bir) dhe A. Q., 22 vjeçe, pasi shtetasja A. Q. dyshohet se në gjëndje të dehur, ka thyer disa pajisje në subjektin e 62-vjeçarit, i cili bashkë me djalin e tij, ka goditur me grushte 22-vjeçaren.” – njofton Policia e Tiranës

Advertisement