Connect with us

Kronike

TMERR tek ‘Fresku’/ 23-vjeçari nxjerr thikën dhe godet të riun

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në zonën e Freskut, ku një person është plagosur me thikë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, raportojnë se në sherr janë përfshirë dy të rinj, ndërsa mësohet se shtetasi G. C., 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 25 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore. Blutë thanë se kanë sekuestruar automjetin tip “Audi”, të autorit të dyshuar.

Advertisement