Kosova
Toka e Kosovës është plot gjak/ Rada Trajkoviç shprehet shprehen për trazirat në veri të Kosovës
Pas sulmit terrorist mbi policine e Kosoves e cila rezultoi me nje polic te vrare dhe dy te plagosur, Rada Trajkoviq, këshilltarja e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, tha se “Rreziku më i madh tani për serbët e Kosovës dhe për kishën normale serbe, është cfare do te ndodhe me pas. Trajkoviq, e cila është edhe kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, theksoi se do të ishte mirë që tensionet të zbuten sa më shpejt.
“Është shumë e rëndësishme që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të përfshihen aktivisht në zbardhjen e të vërtetës, sepse kam frikë që çdo gjë mund të marrë një ‘prefiks etnik’.
Duke folur për grupin që sulmoi Policine e Kosoves, Trajkovic u shpreh per Danas se është paraushtarak dhe parapolicor, por nuk mund të thuhet nëse është grup terrorist.
“Patjetër që motivet e tyre do të përcaktohen nga hetimi dhe ajo që është shumë e rëndësishme tani është thirrja për paqe. Toka e Kosovës eshte e mbushur me gjak shqiptar dhe serb, kam frikë se nëse vazhdojnë konfliktet, do të ketë viktima që do të na varrosin përsëri në një krizë shumëkonfesionale” – deklaroi Rada Trajkovic