Politike
Tomor Alizoti: Parlamenti është një tallava e shëmtuar
Deputeti Tomor Alizoti, teksa foli dhe për situatën politike në vendin tonë theksoi se parlamenti i vendin tonë nuk përfaqëson interesat e popullit shqiptar, ndërsa e krahasoi me një tallava të shëmtuar.
“Po të shikosh partitë, partinë demokratike dhe PS, figurat që kanë një auorë politike, shumë shpejtë duket nga skena sepse liderit duket se po i bëjnë hije dhe ka probleme.
O ka shërbëtorë, o ka armiq dhe parlamenti shqiptar është një repart ushtarak nga krahu i PS. Për mua parlamenti shqiptar, nuk përfaqëson interesat e popullit shqiptar.
Është një tallava e shëmtuar, është një banalitet që nuk ka fare bisedë politike”, -tha ai në një intervistë