Sport
Tonali vashdon rrugëtimin e tij diku tjetër
Sandro Tonali do të jetë futbollisti më i ri i Njukasëllit, me Milanin që ka pranuar ofertën prej 70 milionë eurosh nga klubi anglez.Siç bëjnë me dije mediat, tashmë edhe vetë 23-vjeçari ka pranuar ofertën e bërë nga klubi i sheikëve dhe është gati që të veshë fanellën e Njukasëllit sezonin e ardhshëm.Ai do të firmosë një kontratë 6-vjeçare dhe do të përfitojë plot 10 milionë euro në vit, thuajse trefishin e asaj që merr te Milani.