Sport
Toni Kroos, vendimi vjen në shkurt…
SPANJE – Toni Kroos është një futbollist ndryshe. Në qershor të vitit 2021, në vetëm 31 vjeç , ai dha dorëheqjen nga kombëtarja gjermane, me të cilën ishte kampion bote në vitin 2014, për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij dhe për t’iu përkushtuar ekskluzivisht Real Madridit.
Tani, në moshën 32-vjeçare (do të mbushë 33 vjeç më 4 janar), mesfushori vazhdon të peshojë të mirat dhe të këqijat e vazhdimësisë së karrierën së tij te bardhezinjtë, për të marrë një vendim deri në shkurtin e ardhshëm.
Më pas do të mbeten edhe katër muaj para skadimit të kontratës së tij me Real Madridin, e cila përfundon në qershor 2023. Deri atëherë, Kroos do të vazhdojë të meditojë për një vendim, në të cilin, aftësia sportive është e rëndësishme, por jo i vetmi faktor që duhet marrë parasysh.
“Ai do të mendojë për këtë pas Kupës së Botës, por unë mendoj se do të qëndrojë”,- tha Carlo Ancelotti kur u pyet për të ardhmen e gjermanit, në fund të tetorit të kaluar. Kanë kaluar dy muaj dhe Kroos ende po mendon nëse do ta zgjasë kontratën e tij të suksesshme te Real Madrid, pa nxitim dhe me gjithë qetësinë shpirtërore në botë, gjendje që ka ofron edhe klubi i ‘los blancos’. Optimizmi i Ancelottit është ndjenja dominuese në entitetin ‘Bernabeu’, por askush nuk guxon ta marrë të mirëqenë rinovimin e ‘8’, një futbollist që vlerëson shumë gjëra përtej futbollit .
Në fillim të nëntorit, në Universo Valdano (Movistar) pesë herë kampioni i Europës iu afrua me kujdes kësaj çështjeje. “Dua të vazhdoj në krye dhe për mua gjëja e parë është klubi. Për ta garantuar këtë, mendova se ishte koha të largohesha nga kombëtarja. Kështu mund të përfitoja nga pushimet për t’u rikuperuar, për të qenë me familjen dhe të kem më shumë forcë dhe dëshirë për të luajtur me Madridin”.
Këto fjalë nga Kroos ushqejnë “mbrojtësit e gotës gjysmë plot”, të cilët nuk duhet të kërkojnë larg për një shembull më të mrekullueshëm të jetëgjatësisë sportive. Në moshën 37-vjeçare, Luka Modric është konfirmuar në Botërorin e Katarit si një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe dyshja e tij me Kroos në Madrid, tashmë ka hyrë në kategorinë legjendare.
Në fakt, as ardhjet dhe konsolidimet në skuadrën të Valverdes, Camavingas apo Tchouaménit, nuk e kanë ndryshuar statusin e Kroos dhe Modric te Real Madridi. Për më tepër, rinia dhe forca e lojtarëve të rinj, po na lejojnë të shohim versione të shkëlqyera të të dy ‘regjistrave’, të cilët Ancelotti mund t’i oksigjenojë me frekuencë në rritje. Pavarësisht kësaj, Kroos ka luajtur tashmë 18 ndeshje (nga 21) me Madridin këtë sezon, gjë që konfirmon vlefshmërinë e tij në idenë e Carlettos.
Ndërkohë, Kroos vazhdon të mendojë, të peshojë faktorët dhe të maturojë një ide që në çdo rast ka një fund të sigurt. Gjermani do t’i ‘varë këpucët’ në Madrid. Nuk ka aventura ekzotike në ligat më pak konkurruese. Kroos dëshiron ta lërë atë në krye dhe për të ky është Reali.