Connect with us

Pinknews

“Top Channel” e përzuri? Reagon Bora Zemani, zbulon emisionin e saj më të ri (FOTO)

Bora Zemani do të rikthehet në ekran në sezonin e ri televiziv me një format tërësisht të ri nga sa jemi mësuar ta shohim deri tani.

Gjasat janë që ajo të marrë drejtimin e një game show që pritet të nisë çdo të dielë në ekranin e Top Channel.

Ishte Lori ajo që la të nënkuptohet përmes një ask në Instagram se do të vijë një format i tillë në ekranin e Top Channel këtë sezon.

Nga ana tjetër, Bora duket se ka nisur provat, ku do të vijë me një look ndryshe dhe një ngjyrë flokësh që përafrohet te bjondja.

Ditën e djeshme Bora ka postuar në instagram disa video ku duket se po bëhet gati për programin e ri, ndryshe nga sa u përfol në media se ajo u la jashtë programeve të Top Media këtë sezon.

Advertisement