Pinknews
Top Channel padit Olsi Bylykun
Olsi Bylyku pas largimit nga BB VIP nuk i ka kursyer kunjat dhe deklaratat për Top Channel dhe produksionin, ku shpeshherë shkak ka dhënë se nuk ka dashur të bëjë çfarë i thuhej nga ta e kjo ishte arsyeja e eleminimit nga BB.
Pas kësaj, pak ditë më parë Olsi ka publikuar një këngë “Pikë”, ku në tekst përmend edhe televizionet që ka punuar TV Klan dhe Top Channel. Madje edhe njëherë ka treguar nëpërmjet tekstit një tjetër goditje ndaj Top Channel.
Sot, ai ka marrë një Fletë Thirrje nga Gjykata, pasi Top Channel e ka paditur aktorin për çështje civile. Olsi e ka publikuar foton në Insta story, duke e shoqëruar me këngën e tij dhe përbri shkruan: Gabim shumë i madh!