Connect with us

Kronike

Top Channel pranë Big Brother/ Vritet roja duke u ngrohur në kabinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në Tiranë, ku është qëlluar me armë zjarri drejt televizionit Top Channel. Për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë. NTV.AL mëson se roja i sigurisë ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës në momentet që është qëlluar me breshëri plumbash.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar më shumë se 25 gëzhoja kallashnikovi. Makina me targa të vjedhura e përdorur nga autorët është gjetur e djegur në Golem me një kallash brenda.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Breshëri kallashnikovi janë regjistruar në mesnatë drejt godinës së Top Channel, afër studiove të Big Brother. Të shtënat me armë i morën jetën rojës së godinës, Pal Kola, 60 vjeç. NTV.AL ka mësuar se roja i sigurisë ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës në momentet që është qëlluar me breshëri plumbash. 60-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Një makinë e djegur tip ‘Range Rover’ është gjetur në nga policia në Golem të Kavajës, e cila dyshohet se u përket autorëve. Gazetari i Report tv, Sokol Dema ka mësuar se në brendësi të mjetit të djegur janë gjetur 2 kallashnikovë. Mjeti ‘Range Rover’ rezulton me targa të vjedhura.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi. Mjaftoi një prej tyre që të linte të vdekur në vend, 60-vjeçarin Pal Kola, i cili mori një plumb në trup. Ende nuk dihet se çfarë motivi mund të fshihet pas këtij sulmi të rëndë ndaj televizionit Top Channel.

lajm ne perditesim….

Advertisement